Ja çka u morën vesh Zaevi e Mickovski

Maqedonia

Ja çka u morën vesh Zaevi e Mickovski

Më: 10 mars 2018 Në ora: 20:39
Zaevi e Mickovski

Grupet e punës së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së të cilat po diskutojnë rreth gjetjes së konsensusit për ligjet reformuese, ditëve në vijim do të dalin me rezyme rreth qëndrimeve të përafruara në ligje të caktuar.

Deputetët pjesëmarrës në këto grupe nuk japin detaje se për cilat ligje janë marrë vesh, por siç mësohet, përafrim të qëndrimeve ka ndaj ligjeve të sigurisë dhe reformave gjyqësore.

Dallimet janë zbehur dukshëm edhe ndaj Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur dhe Ligjin për ndjekje të komunikimeve elektronike. Takimet e intensifikuara së fundi duhet të kulmojnë me marrëveshje në letër. Derisa çdo ditë e më tepër afrohet data për publikimin e raportit të progresit nga Komisioni Evropian, shumica parlamentare akoma nuk ka gjetur gjuhën konkrete me opozitën. Për të lehtësuar procesin, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi zgjerimin dhe rikonstruimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë. Dy fraksionet e Lëvizjes Besa janë të gatshme për pjesëmarrje në Qeveri. Ditë më parë, Afrim Gashi shpalosi potencialin e krahut tij për t’iu bashkuar shumicës, ndërsa një gjë të tillë e potencoi edhe kryetari i grupacionit tjetër të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Megjithatë Kasami thekson se akoma nuk ka ofertë konkrete nga kryeministri Zaev.

“Jo nuk ka ndonjë ofertë konkrete. Jemi në komunikim më Kryeministrit, por për momentin nuk ka ofertë konkrete rreth re formatimit të Qeverisë. Jo nuk ka kushte. Ne flasim për pjesëmarrje në Qeveri. Deri tani të gjitha proceset i kemi përkrahur dhe pjesëmarrja në Qeveri nënkupton pjesëmarrje në përgjegjësi“, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Mbështetje për ligjet që kanë të bëjnë me reformat e nevojshme në vend kanë dhënë edhe subjektet tjera parlamentare. Ditë më parë, kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski porositi shumicën parlamentare që t’u kushtojë rëndësi ligjeve reformuese duke dhënë kështu sinjale për kthimin e subjektit tij në Kuvend me qëllim mbështetjen e këtyre ligjeve. VMRO-DPMNE-ja kthimin në Kuvend dhe mbështetjen e ligjeve e kushtëzon me lirimin e deputetëve nga paraburgimi dhe arresti shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat