Idrizovë, Asnjë përgjegjësi për arratisjen e Igor Spasov

Maqedonia

Idrizovë, Asnjë përgjegjësi për arratisjen e Igor Spasov

Më: 10 mars 2018 Në ora: 20:24
Idrizovë

Edhe dy ditë pas arratisjes nga burgu të Igor Spasov i dënuar me 14 vjet heqje lire për vrasjen e të riut Martin Neshkovski, organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të vërtetuar përgjegjësin e këtij akti.

Nga Drejtoria e Burgut të Idrizovës edhe më tej mbeten të pakapshëm për të sqaruar më detajisht rastin e arratisjes së Spasovit nga burgu.

Ndryshe Igor Spasov, para dy netëve kishte ikur nga burgu i Idrizovës dhe më pas është kthyer vetë po atë natë rreth orës 2 të mesnatës në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat