Ramadani: Shumica do ta tejkalojë problemin; Jashari: Problem shumica e ngushtë

Maqedonia

Ramadani: Shumica do ta tejkalojë problemin; Jashari: Problem shumica e ngushtë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 17:28
Hasan Jashri dhe Ismet Ramadani

 Analisti politik Ismet Ramadani pret që partitë politike dhe sidomos ata të koalicionit qeverisës ta tejkalojnë problemin lidhur me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e dekretoi atë.
 
E kundërta sipas tij do të thotë thellim i krizës dhe pengim i procesit të reformave drejt strukturave euroatlantike. Sipas Ramadanit  veprimi i VMRO-së  për ligjin për gjuhët  është i dëmshëm  madje edhe për vetë partinë e tyre.

“Unë mendoj se këtë problem që edhe një herë e krijoi kryetari i shtetit duhet ta tejkalojnë partitë politike sidomos ato të cilat janë në koalicion LSDM dhe BDI dhe sigurisht do t’i bashkangjiten edhe partite tjera shqiptare. Nuk ka rrugëdalje tjetër gjithçka tjetër është thellim i krizës dhe ndërpreje e reformave dhe proceseve  më tutje sepse duhet ta kenë parasyshë subjektet politike maqedonase se asnjë reformë dhe të gjitha proceset integruese nuk mund të ecin përpara pa pajtimin angazhimin dhe involmimin e subjekteve politike shqiptare. Prandaj është absurd dhe e pakutimtë të bllokohet ligji për gjuhët shqipe dhe me këtë pastaj sigurisht se  do të bllokohen edhe të gjitha reformat tjera  që janë reformat kriteret standardet që duhet plotsuar Maqedonia për tëmarrë datën për bisedime dhe ftesën për antarsim në NATO”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani.

Profesori universitar  Hasan Jashari është i mendimit se problemet e tilla vijnë për shkak të shumicës së ngushtë parlamentare,  dhe  kur miratimi i një ligji varet nga prania e një deputeti.

“Kalkulimet është dashur të bëhen me kohë që të bëhet një një qeveri e koalicionit të gjërë prej 70 ndoshta edhe më tepër deputetësh me qëllim që të ketë një konsenzus midis partive politike që të bëhen punë të mëdha. Përndryshe vazhdimisht do të hudhet topi djathtas majtas ashtu siç është i qartë dhe rezultati ashtu siç është për momentin i paqartë dhe pa përfundim të mirfilltë”, shprehet profesori universitar Hasan Jashari.

Ditë më parë, Kryeparlamentari Talat Xhaferi njoftoi se punon konform rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës por pa precizuar nëse do të zvarritet edhe më tej procedura rreth miratimit të ligjit, nëse subjektet nuk gjejnë gjuhë të përbashkët per  tejkalimin e bllokadës me  36 mijë amendamentet e parashtruara nga opozita maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat