Filloi punimet Kongresi i ASH, ja rendi i ditës

Maqedonia

Filloi punimet Kongresi i ASH, ja rendi i ditës

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:13
Pamje nga kongresi

Sot Aleanca për Shqiptarët po mban Kongresin e parë partiak në Tetovë ku kreu i kësaj partie, Ziadin Sela është i vetmi kandidat. Kongresi sapo ka filluar punimet me kete rend dite:

1.Miratimi i rregullores se punes te partise ne kongresin e pare te partise,
2.Miratimi i statutit te partise,
3.Miratimi i platformes se partise,
4.Miratimi i rezolutes se kongresit,
5.Zgjedhja e anetarve te partise,
6.Zgjedhja e Kryetarit te partise.

“Çdo degë dhe nëndegë e ASH-së i kanë dhënë mbështetje dhe përkrahje të parezervë kandidaturës se Kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të udhëhequr me kreun e ASH-së dhe asnjë degë partiake nuk kanë paraqitur kandidaturë tjetër për kreun e ASH”, theksojnë nga kjo parti.

Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë. Sipas kësaj, Sela do të ushtrojë edhe një mandat.

Numri i përgjithshëm i Kongresit të parë të ASH-së është nga 680 deri në 700 Delegatë, në mesin e tyre edhe 20 Delegatë nga Diaspora shqiptare, të cilët do votojnë për zgjedhjen e kryetarit por edhe për votimin e statusit të ri të ASH, ndërsa më pas do të zgjidhet kryesia qendrore.m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat