Javën e ardhshme miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit

Maqedonia

Javën e ardhshme miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:23
Arben Taravari

Javën e ardhshme shpresojmë që përfundimisht do të miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit – është shprehur Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në emsionin ‘Në Fokus”. Sinjale pozitive gjithashtu vijnë edhe nga këshilltarët e BDI-së në Këshillin e kësaj Komune.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari është shprehur optimist se javën e ardhshme përfundimisht do të zgjidhet ngërci politik në këtë Komunë dhe do të miratohet buxheti. Ai në emisionin “Në Fokus” theksoi se takimi i djeshëm koordinativ, me Kryesuesin e Këshillit komunal dhe koordinatorët e këshilltarëve, pavarësisht dallimeve, ka kaluar në një atmosferë konstruktive.

Ndërkaq, Këshilltarët komunal nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim – në Gostivar, përmes një kumtese publike kanë njoftuar opinionin e gjerë që në vijim të seancës së tretë të këshillit komunal të Gostivarit këshilltarët e këtij subjekti politik do ta votojnë  miratimin e buxhetit komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat