Keqtrajtimi ndaj të burgusorit në rastin “Kumanova”, ja çfarë thotë Avokati i Popullit

Maqedonia

Keqtrajtimi ndaj të burgusorit në rastin “Kumanova”, ja çfarë thotë Avokati i Popullit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:00
Ixhet Memeti

Pas denoncimit përmes një letër i dënuari në rastin Kumanova, Rufki Dogani, tregonte për keqtrajtim fizik ndaj grupit të Kumanovës në burgjet e Maqedonisë, kanë reaguar nga zyra e Avokatit të Popullit në Maqedoni.

Në një prononcim për mediat vendore, Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti konfirmoi se është denoncuar në zyrat e avokatit ankesë nga ana e të burgosurit Rufki Dogani për gjendjen shëndetësore të tij por jo për keqtrajtim fizik të ushtëruar ndaj tij.

“Po me datë 22.02.2018 është bërë denoncim në zyrën e avokatit të popullit nga ana e e të burgosurit Rufki Dogani për probleme lidhur me gjendejn shëndetësore por jo denoncim për dhunë apo ndonjë keqtarajtim”.

Memeti shtoi se pas denoncimit të rastit është angazhuar ekip i posaçëm nga ana e Avokatit të Popullit për tu marrë me rastin në fjalë.

“Zyra jonë ka angazhuar menjëherë ekip i cili së bashku me drejtorinë e burgut dhe një ekip shëndetësorë e kanë vizatuar në qeli të burgosurin, Rufki Dema, tek i cili janë konstatuar disa probleme shëndetësore. Dhe janë marrë masa menjëherë që i burgosuri në fjalë të marrë trajtimin e duhur shëndetësorë”, tha Mehmeti.

Mehmeti konfirmoi se në denoncimin e Rufki Demës është cekur edhe për sjellje jo të mirë dhe sulme verbale ndaj familjarëve të grupit të Kumanovës nga ana e kompetentëve të burgjeve, por kjo gjë akoma po hetohet, ka thënë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat