VMRO-DPMNE akuza ndaj ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe

Maqedonia

VMRO-DPMNE akuza ndaj ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:14
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sot ka lëshuar akuza në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke thënë se ai do të harxhojë 300 milionë euro më shumë për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shkup.

Ata thonë se kryeministri Zoran Zaev dhe Venko Filipçe po shkapërderdhin paratë e qytetarëve.

“Zaev dhe Filipçe duhet të përgjigjen cila është nevoja të harxhohen 300 milionë euro më shumë, nga sa është e nevojshme. Qeveria duhet të përgjigjet pse është e nevojshme që qytetarët e Maqedonisë të paguajnë dëmshpërblim për shfuqizimin e marrëveshjes për ndërtimin e Klinikës”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat