Zhduket “branitelli” nga Kumanova, luftoi kundër UÇK-së në vitin 2001

Maqedonia

Zhduket “branitelli” nga Kumanova, luftoi kundër UÇK-së në vitin 2001

Më: 9 mars 2018 Në ora: 19:16
Predrag Petrushevski-Bingo

Është zhdukur Predrag Petrushevski-Bingo, “branitell” maqedonas në luftën e vitit 2001 nga Kumanova. Rastin e ka denoncuar përmes facebookut vajza e tij, shkruan Gazeta Lajm. “Babai im Predragi është zhdukur. Prej dje (08.03) ora 09Ç15 I humbet çdo lloj gjurme. Supozoj se është me automobilin e tij ( Pezho 406 ngjyrë hiri, KU 1998 AC).

Telefonin e ka në shtëpi. Është i veshur me lëkurë të zezë dhe xhinse. Nëse dikush e sheh, ose e ka parë, le të paraqitet në këtë numër 077/516-543 ose le të më shkruaj në profil”, ka shkruar vajza e tij Kristina Petrushevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat