Sela pas Kongresit të ASH me plan që do të dridh Maqedoninë!

Maqedonia

Sela pas Kongresit të ASH me plan që do të dridh Maqedoninë!

Më: 9 mars 2018 Në ora: 19:02
Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët pas kongresit të nesërm do të dal me përcaktime të qarta për shqiptarët, duke kërkuar përmbushjen e detyrimeve nga platforma e partive shqiptare dhe përcaktimeve të Qeverisë, mbi të cilët Zoran Zaev mori mandatin.

Nga ASH thonë për INA se Zaev mori mandatin e kryeministri, por deri tani nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet që dalin nga marrëveshja që atij ia siguroi pushtetin.
Nga kjo parti nuk dëshirojnë të dalin me propozime konkrete, por platforma e tyre me pikat e caktuara do të zbardhet në kongresin e nesërm partiak.

Ajo ka të bëjë me përmbushjen e detyrimeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, siç janë: ligji për gjuhën, shpërndarja e barabartë e mjeteve të buxhetit për komunat si dhe pika të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit dhe integrimet euroatlantike.

Në të kundërtën, ASH ka theksuar se do të shqyrtojë opsione dhe rrugë tjera për të ngritur zërin përmes rrugëve demokratike. Kryetari i kësaj partie kohë më parë kishte folur edhe për protesta që nuk janë përjashtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat