"Apetitet" e opozitës shqiptare për pushtet të mundëshme dhe të dëmshme

Maqedonia

"Apetitet" e opozitës shqiptare për pushtet të mundëshme dhe të dëmshme

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:59
Ilustrim

Së fundmi po flitet në opinion për përfshirjen e të gjitha partive politike opozitare shqiptare në Qeverinë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev. Zaten për këtë qëllim vetë kryeministri Zaev me sa duket edhe po i zhvillon takimet me krerët e partive opozitare shqiptare, shkruan Zhurnal.  

Analisti politik, Albert Musliu thotë se ëhstë i mundur inkuadrimi i të gjitha partive politike opozitare shqiptare në Qeverinë reformatore të Zoran Zaevit. Sipas tij, në këtë drejtim janë edhe takimet e kryeministrit Zaev me krerët e opozitës shqiptare.

"Nëse bisedimet midis kryeministrit Zoran Zaev dhe partive shqiptare intesifikohen atëherë mund edhe realishtë të bëhen pjesë e Qeverisë. Pasi që Zaev po bisedon me të gjithë veç e veç  ka ekziston mundësia që partitë opozitare shqiptyare të bëhen pjesë e shumciës parlamentare", thotë për Zhurnal, Albert Musliu, analist.

Duke folur për 35 mijë amandamentet e VMRO-DPMNE-së, Musliu thotë se nëse nuk ndryshon qasjen e saj në raport me shqiptarët atëherë dëmtohet vetë VMRO-DPMNE-ja. 

"Nëse VMRO-DPMNE nuk e zbut qëndrimin e saj në raport me miratimin e ligjit të gjuhëve në këtë rast ligjit për gjuhën shqipe vetëm se do të dëmtonë vetën e saj. Të kujtojm se shkak i këtyre qëndrimeve përballë shqiptarëve pamundësuan edhe koalicionin e VMRO-DPMNE-së me partitë politike shqiptare për të krijuar shumcië parlamentare dhe për të formuar Qeveri", vlerëson Musliu.

Nga ana tjetër, analisti politik, Gazmend Ajdini thekson se disa herë njeriu i parë i qeverisë, kryeministri Zeav ka deklaruar se qeveria është e hapur për të gjithë subjektet të cilat do të përkrahin reformat dhe rrugën euro-atlantike. 

"Është e qartë se kjo është në favor të rritjes së shumicës parlamentare, por sa është e mundur por dhe politikishtë e shëndoshë që të gjitha partitë politike shqiptare të hynë në qeveri është çështje tjetër. Edhepse "apetitet" a partive politike opozitare shqiptare , janë dukshëm të zvogluara në krahasim me periudhën e formimit të qeverisë, dhe tani më ato nuk kërkojnë "aq ministri sa ka BDI-ja", unë vlerësoj se do të ishte shumë rëndë të gjithe ato të bëhen pjesë e qeverisë për shkak se tani më bëhet fjalë për 4 subjekte politike të veçanta", theksoi për Zhurnal, Gazmend Ajdini, analist. 

Sipas tij, edhe nga aspekti i demokratikë nuk do ishte shumë e shëndoshë që skena politike shqiptare në Maqedoni të mbetet pa opozitë. 

"Ajo që do jetë e shëndoshë për rrjedhat shoqërore në vend është përkrahja e partive opozitare shqiptare për legjislacionin i cili ka të bëjë me reformat e të cilat duhet të përshpejtojnë rrugën euro-atlantike të vendit dhe ligjeve që kanë të bejnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve siç është ligji i gjuhës", nënvizoi Ajdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat