Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 9 mars 2018 Në ora: 08:10
Ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme,  veçanërisht në pjesën jugore. Në fund të ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri në një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat