Filipçe: Ndryshimet në Ligjin për abort bëhen që të mos rrezikohet shëndeti i grave

Maqedonia

Filipçe: Ndryshimet në Ligjin për abort bëhen që të mos rrezikohet shëndeti i grave

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:10
Venko Filipçe

Ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për abort, ishte tema e takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, me përfaqësuesit e organizatave të grave, si partner të ministrisë në krijimin e politikave për përparimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave.

“Me ndryshimet të cilat janë bërë para disa viteve, është ndërlikuar shumë procedura, u vendosën shumë procedura administrative, ndërsa konsiderojmë se një pjesë e tyre zgjatin aq gjatë që mund madje edhe ta rrezikojnë shëndetin e gruas. Dëshirojmë ta sqarojmë qëndrimin tonë, ta dëgjojmë zërin e tyre dhe së bashku të konfirmojmë se cili është opsioni më i mirë, si t’ju ndihmohet grave të cilat dëshirojnë ta zbatojnë abortin pa asnjë rrezik për shëndetin e tyre”, tha Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve theksoi se do të hiqen një pjesë e komisioneve gjegjësisht do të gjindet forma më e mirë administrative që kjo të zbatohet në afat sa më të shkurtër të mundshëm pa me këtë rast të rrezikohet shëndeti i gruas.

Ai shtoi se planifikojnë ta heqin këshillimin e obligueshëm të grave shtatzëna të cilat dëshirojnë ta ndërprejnë shtatzëninë.

Në lidhje me ndërtimin e Qendrës Klinike tha se gjatë ditëve të fundit kanë pasur takime me shumë shoqata të arkitektëve dhe se nesër më konkretisht do të informojë dhe do ta sqarojë vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat