Arsimi vegël kyçe për promovim të barazisë së plotë

Maqedonia

Arsimi vegël kyçe për promovim të barazisë së plotë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:48
Renata Deskoska.

Arsimi është vegël kyçe për promovim të barazisë së tërësishme midis femrave dhe meshkujve dhe për çrrënjosje të stereotipeve, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës me rastin e 8 Marsit e cila, siç njofton, nuk përkujton në luftën e gruas për rolin e saj të barabartë në shoqëri, viktima dhe lufta për barazi politike, ekonomike dhe sociale.

"Që të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë, nevojitet që çdo ditë të luftojmë për avancim të barazisë gjinore dhe thyerjes së roleve tradicionale gjinore. Në çdo orë tuaj, gjatë çdo kontakti me nxënësit ta keni në mendje se ju kemi rol të madh në formimin e qëndrimeve tek të rinjtë, qëndrimet të cilat më vonë bëhen pjesë e tyre si të rritur", i porositi mësimdhënësit ministrja Renata Deskoska.

Në urimin për 8 Marsin ajo thekson edhe se përgjegjësi e përbashkët është që të transmeton angazhimet për barazi dhe jodiskriminim nëpër çdo përmbajtje mësimore.

"Ju bëjë thirrje që aktivisht të kontribuoni për ndërtim të sistemit i cili do t'i mbështet nxënëset në zhvillimin e tyre si lidere të reja në shoqëri", shkruan në urimin e Deskoskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat