Impuls i ri në grupin “Miq të Maqedonisë” pranë PE-së

Maqedonia

Impuls i ri në grupin “Miq të Maqedonisë” pranë PE-së

Më: 7 mars 2018 Në ora: 22:12
Maqedoni

Në Bruksel sot është mbajtur takim i grupit të ripërtërirë “Miq të Maqedonisë”, i pari nën presidencën e deputetit liberal holandez Hans Van Balen dhe i pari pas zbatimit të pushtetit në Maqedoni.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe eurodeputeti Hans Van Balen, me rastin e ripërtëritjes së “Miq të Maqedonisë”, u janë drejtuar shkurt të ftuarve, duke e përshëndetur mbështetjen e këtij grupi të formuar nga 43 eurodeputetë, të cilët e mbështesin hapur Maqedoninë në ambiciet e saj evropiane.

“Ripërtëritja e punës së grupit “Miq të Maqedonisë” pas tre vjetëve nga formimi i saj, është sinjal i vërtetë për mbështetje të personit të ri të Republikës së Maqedonisë: demokratik, të fokusuar drejt të ardhmes dhe familjes evropiane”, theksoi Dimitrov.

Në një deklaratë për MIA-n, Hans Van Balen tha se shpreson në zgjidhje të shpejtë të kontestit me Greqinë që të mundet Maqedonia të shënojë progres.

“Duket që Maqedonia seriozisht e shqyrton këtë çështje dhe duhet të gjendet kompromis. Duhet t’i bindim miqtë tanë grekë se ekziston shteti Luksemburg dhe provinca Luksemburg në Belgjikë, ka Holandë dhe provincë angleze me të njëjtin emër dhe nuk ka kurrfarë problemi. Duhet të ta pranojnë faktin se në emër gjithmonë do të ketë diçka me Maqedoninë dhe duhet të jetë e pranueshme për Athinën, mendoj se edhe për Greqinë është me rëndësi të ketë normalizim”, tha Van Balen.

Mesazhe të ngjashme të mbështetjes për zgjidhjen e çështjes së emrit arritën edhe nga nënkryetari i Partisë Punëtore Evropiane, eurodeputeti nga Bullgaria, Andrej Kovaçev, i cili së shpejti do të udhëtojë në Maqedoni me delegacion nga Parlamenti Evropian.

Ai deklaroi se Maqedonia mund të konsiderojë në mbështetje të PE-së, por edhe se eurodeputetët kanë detyrë t’u shpjegojnë qeverive të tyre nacionale se zgjerimi drejt Ballkanit është kyç.

Ministri Nikolla Dimitrov pas takimit me “Miq të Maqedonisë” shkoi në takim me përfaqësusen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat