Ky është aleati i Rusëve në Maqedoni, lider me të cilin komunikon Putini

Maqedonia

Ky është aleati i Rusëve në Maqedoni, lider me të cilin komunikon Putini

Më: 7 mars 2018 Në ora: 21:48
Putin

Këshilltarë të lartë të presidentit rus Vladimir Putin kanë qëndruar së fundmi në Maqedoni tek një parti e re me qëndrime nacionaliste që në Shkup shikohet si përpjekje për shtrirjen e ndikimit rus në këtë vend të Ballkanit.

Por, analistët mendojnë se këto përpjekje janë të kota pasi që popullata e Maqedonisë është e përcaktuar në masë të madhe për integrime euro-atlantike.

Përpekjet ruse për shtrirjen e ndikimit në Maqedoni nuk duket që kanë nxitur shqetësime këtu por kanë zgjuar kurreshtje për mënyrën se kë kanë zgjedhur emisarët rusë për bashkëpunëtorë në Shkup. Aleksandr Dugin, filozof dhe këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin para pak ditësh në Shkup qëndroi tek një parti e re maqedonase, pa ndikim, e cila ndryshoi emrin nga Lëvizja Popullore – në “Maqedonia e Bashkuar”, sipas partisë ruse në pushtet, “Rusia e Bashkuar”. Lideri i kësaj partie është Janko Baçev.

Ky i fundit është shprehur hapur se partia që drejton ai do tëangazhohet për lidhje me Rusinë.

Këshiltarët rusë Dugin dhe Savin u shprehën para pak ditësh në Shkup para bashkëmendimtarëve të tyre se “Rusia as nuk e pengon Maqedoninë dhe as nuk i përzihet në zgjedhjen e saj nëse dëshiron të bëhet pjesë e Natos, se për këtë duhet të vendosin vetë qytetarët e këtij vendi, por se perëndimi, sipas tyre nuk ishte një alternativë e mirë për Maqedoninë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat