Ilir Hasani, shqiptari i parë në Maqedoni Doktor i Shkencave në traumatologji

Maqedonia

Ilir Hasani, shqiptari i parë në Maqedoni Doktor i Shkencave në traumatologji

Më: 6 mars 2018 Në ora: 20:41
Ilir Hasani

Një ndër mjekët më të mirë në Maqedoni dhe më gjerë, dr. Ilir Hasani sot në Fakultetin e Mjekësise në Shkup, publikisht, në prani të miqve dhe familjarëve, por edhe të interesit të madh publik, mbrojti me sukses dezertacionin e doktoraturës në Degën e Traumatologjisë me temë ” Evaluimi i rezultateve te trajtimit operativ me osteosintezë minimalinvazive me pllakë locking gjatë trajtimit te frakturave te tibijes distale”, duke u bërë kështu doktori i parë shqiptar i shkencave në Maqesoni në këtë lëmi.

Dr. Ilir Hasani , edhe pse në një moshë të re, është një kuadër me karierë të pasur profesionale dhe intelektuale, gjë që e ka bërë të jetë ndër kuadrot më kë kërkuar në Maqedoni, por edhe në rajon.

Ai lindi në Kumanovë në viti1977, në një familje mjekësh dhe me traditë intelektuale . Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu ne Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku diplomoi në vitin 2001. Dy vitet e nevojshme për pervojën mjekësore ai qe i punësuar si Mjek i Përgjithshëm në spitalin privat “Zana” dhe në vitin 2003 ai punoi si vullentar në repartin e Traumatologjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, në të cilën u punësua ne vitin 2006 dhe mori titullin Assistent i ri. Në vitin 2008 z. Hasani mori titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithëshme, ndërsa në vitin 2015 zgjidhet si asistent në lëndën e Kirurgjisë, për të vazhduar pastaj në vitin 2016 subspecializimin në Traumatologji.

Dr.Ilir Hasani gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione udhëheqëse në institucione shendetsore, dhe ate UD Drejtor të Klinikës për Dhimbje Ortopedike pranë Qendrës Klinike në Shkup, udhëheqës i Qendrës për Urgjencë dhe atë të funsit, që akoma është duke e ushtruar nga muaji gusht i vitit të kaluar, drejtor i Klinikën Univerzitare për Traumatologji, ortopedi, anestezi, reanimim, trajtim intenziv dhe qendra urgjente.

Përkrah angazhimeve profesionale, dr.Ilir Hasani ka qenë i angazhuar edhe politikisht. Ai është anëtar i kryesisë se Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në kuadër të komisioneve partiake, ai mban funksionin e kryetarit të Komisionit për Shëndetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat