Qeveria “rehaton” njerëzit partiakë në administratë

Maqedonia

Qeveria “rehaton” njerëzit partiakë në administratë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 19:44
ilustrim

Më 31 janar të këtij viti Qeveria shpalli konkurs për thuajse 100 vende për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në institucione në shumicën e të cilave kishte ushtrues detyre drejtor.

“Konkursi është publik për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që i plotësojnë kushtet. Dhe mund të paraqiten të gjithë”, – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë kohë më parë.

Një muaj më vonë, “360 Gradë” hulumtoi nëse Qeveria zgjodhi kuadro nga “të gjithë” ata që munden të paraqiten apo konkursi ka shërbyer vetëm si paravan për vendime politike. Hulumtimi përfshiu gjithsej 49 persona të zgjedhur. Përfundimi deri te i cili erdhëm është se në çdo 10 drejtorë të ri të emëruar, madje 8 janë ushtruesit e vjetër të detyrës. Kriteret e kërkuara në konkurs ishin thuajse modeste- të kenë të kryer arsim të lartë dhe pesë vite përvojë pune, pa theksuar çfarë. Po aq e rëndësishme është edhe ajo se kush i ka vlerësuar kandidatët.

“Fillimisht duhet të shihet cila është kompania që e ka zbatuar procesin e emërimit, pasi bëhet fjalë për konkurs, patjetër të ketë komision. Vallë ai komision u ka dhënë të gjithë kandidatëve mundësinë e njëjtë t’u prezantohen atyre që i plotësojnë kriteret. Dhe në fund, në bazë të çka është bërë përzgjedhja në këto pozita, gjegjësisht atyre që i kanë fituar pozitat?”, – u shpreh Neda Maleska Saçmaroska, OJQ Qendra për menaxhim me ndryshimet.

Për atë mos vallë konkursi ka qenë vetëm paravan pas të cilit janë fshehur punësimet partiake, e pyetëm ministrin e administratës.

“Për t’u bërë transferimi i pushtetit, sigurisht askush nuk është naiv të presë që ne të mos kemi propozimet tona për këto vende. Kemi menduar mirë rreth kësaj teme; cila është zgjidhja më e mirë për kryerjen e një funksioni të caktuar. Nëse ne do kishim pritur të vijë momenti të shpallet konkurs, e më pas të shohim se cili është kandidati më i mirë, vërtetë nuk do ishim aspak të gatshëm ta marrim pushtetin, madje nuk do mundnim ta marrim pushtetin”, – tha Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe administratës.

Pikërisht kjo është arsyeja që një pjesë e ekspertëve me të cilët biseduam vlerësojnë se shteti seriozisht do duhet të punojë në vendosjen e një sistemi të ri i cili do jetë më transparent dhe i cili do t’i eliminojë emërimet e këtilla të pastra të kuadrove partiake në krye të institucioneve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat