Maqedoni, priten rritje të temperaturave dhe nivelit të lumenjve

Maqedonia

Maqedoni, priten rritje të temperaturave dhe nivelit të lumenjve

Më: 3 mars 2018 Në ora: 18:38
Ilustrim

Nga Enti për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë për ditët në vazhdim rritje të temperaturave, megjithatë të shoqëruara me reshje shiu të kohëpaskohëshme. Ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë, por në disa vende ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, do të fryjë erë e kohëpaskohshme dhe e përforcuar kryesisht nga drejtimet jugore, më e theksuar në malet dhe në jug të vendit.

Nga DPHM për TVShenja gjithashtu bënë të ditur se kushtet e tilla të motit në pjesën më të madhe të vendit do të shkaktojnë shkrirje të menjëhershme të bore dhe kjo pastaj do të bëjë që të ketë rritje të nivelit të lumenjve.

Enti për Punë Hidrometeorologjike njofton se ditën e hënë temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 12 gradë, të martën prej 10 deri në 15 gradë, të enjten dhe të premten temperaturat do të arrijnë deri në 17 gradë celsius. Kurse të mërkurën temperaturat do të arrijnë në 19 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat