Emri, SHBA-të të interesuara për bisedime të suksesshme

Maqedonia

Emri, SHBA-të të interesuara për bisedime të suksesshme

Më: 3 mars 2018 Në ora: 17:22
Ambasadori Amerikan në Greqi, Xhefri Pajat

Ambasadori Amerikan në Greqi, Xhefri Pajat tha se SHBA-të janë të interesuar që bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë të kenë sukses.

Ai shprehi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. Por sipas tij, Amerika është e gatshme që të ndihmojë sa më shumë në integrimin e shteteve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, me qëllim të largimit të ndikimit rus nga Ballkani.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhefri Pajat e tha këtë nga një debat në suaza të Forumin ekonomik, duke theksuar se sheh optimizëm te të dy qeveritë për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar të emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat