Prokuroria pa detaje për skandalin në Komisionin për Antikorrupsion

Maqedonia

Prokuroria pa detaje për skandalin në Komisionin për Antikorrupsion

Më: 3 mars 2018 Në ora: 17:11
Prokuroria Themelore Publike

Prokuroria Themelore Publike nuk ka detaje për procedurën parahetimore, për skandalin e keqpërdorimit të fondeve buxhetore në Komisionin për Anti-Korrupsion.

Rasti, sipas tyre është akoma në fazë të hershme, kur vetëm mblidhet dokumentacioni nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Pas përfundimit të këtij procesi, prokuroria më tej do të vendosë nëse ka bazë për të filluar procedurë.

Revizioni në Komisionin Anti-korrupsion zbuloi shpenzime të parregullta të parave të buxhetit. Anëtarët kanë dorëzuar fatura të rreme të udhëtimit. Nuk kanë ardhur çdo ditë në punë, dhe njëri nga anëtarët ka kërkuar 350 euro për qira, ndërsa ka paguar vetëm 100 euro në muaj.

Përkundër indikacioneve serioze të keqpërdorimit të parave publike në anti-korrupsion, kryetari i Komisionit Igor Tanturovski, një ditë më parë tha se ai nuk do të japë dorëheqje. Të dhënat në raport, sipas tij, janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe i gjithë rasti qenka fushatë politike.

Arsyetimi i Kryetarit të Anti-Korrupsionit, Tanturovski, ishte se ai nuk kishte qasje në kontabilitetin e komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat