Ja çfarë moti na pret këtë fundjave

Maqedonia

Ja çfarë moti na pret këtë fundjave

Më: 3 mars 2018 Në ora: 07:25
ilustrim

Gjatë fundjavës do të ketë shi të përkohshëm në pjesët perëndimore, ndërsa në male me më shumë se 2000 metra lartësi mbidetare do të ketë borë të përkohshme.

Në pjesën tjetër të vendit do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore. Të shtunën do të fryjë erë e fortë perëndimore, më e theksuar në jug të vendit.

Nesër temperatura do të lëvizë nga zero deri në pesë gradë, të dielën nga një deri në gjashtë gradë, të hënën do të ulet deri në minus një dhe do të arrijë deri në pesë gradë, të martën dhe të mërkurën përsëri do të jetë mbi zero dhe do të lëvizë në interval nga një deri në pesë gradë.

Rritja e konsiderueshme e temperaturave do të mundësojë shkrirje të shtresës së dëborës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat