Publicisti i njohur tregon se kush duhet ta marr në duar fatin për ligjin e gjuhëve

Maqedonia

Publicisti i njohur tregon se kush duhet ta marr në duar fatin për ligjin e gjuhëve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 mars 2018 Në ora: 21:22
Ilustrim

Ligji i Gjuhëve në Maqedoni vazhdon të “endet”, pasi nuk është krijuar zgjidhja për të.

Për këtë çështje VMRO-DPMNE -ja nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj duke mos tërhequr 35 mijë amendamentet ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

 Ndërsa kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi beson që do të gjendet zgjidhje për mbi 35 mijë amendamentet e Ligjit për përdorimin  e gjuhëve të parashtruara nga VMRO-DMNE opozitare.

 “Komunikoj me përfaqësues të grupeve të deputetëve duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në. Mendoj se jemi afër zgjidhjes”, ka deklaruar Xhaferi.

Image
Nijazi Muhamedi

Publicisti nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi se ligji duhet ta zhbllokojnë shqiptarët vet. Muhamedi thotë se nuk e ka fjalën për shqiptarët që “gjoja” përfaqësojnë shqiptarët në parlament , në qeveri dhe gjoja të tjerët në opozitë, por intelektualët shqiptarë.

“Kjo sepse ky ligj është dreqnia më e turpshme historike që BDI ua bën më në fund shqiptareve. Ky ligj që është shkruar copa-copa nga "eksperte" për nënshtrim e poshtërim gjuhësor e kulturor të shqiptarëve dhe i "lexuar" vetëm nga matrahula partiakë të BDI-së dhe ndonjë "eksperti" të kësaj partie dhe "i mbështetur" symbyllazi dhe i palexuar nga e ashtuquajtura "opozitë e hallakatur shqipfolëse" fare nuk ka të bëjë me atë që e telallisin paturpësisht si ligj për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Në fakt, ky ligj e vë shqipen në rrafsh të gjuhëve "minoritare" me gjuhën rome, vllahe, turke e serbe dhe ky projekt-ligj, me marrëveshje tinëzare të Ali Ahmetit dhe krerëve të partive maqedonase(VMRO, fillimisht dhe LSDM tash dhe në sinkron me të dyja bashkë)e ul statusin kushtetues të gjuhës shqipe të lënë pa emër në gjuhë minoritare. Pra, jo që ky ligj ka dalë mbi definimin edhe ashtu të cunguar si gjuhë e dytë bashkëzyrtare me maqedonishten, por me "lejimin e shqiptarëve" i ulet ky status në gjuhë "minoritare", një ulje me poshtërime të reja në "përdorimin e saj" si gjuhë minoritare pa vleftësi të njëjtë juridike me maqedonishten, por vetëm si gjuhë shoqëruese, për nevoja komunikimi "qytetar" jo të plotë me institucionet qeveritare e të tjerat në rrafsh vendor”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se për dëm të statusit kushtetues të shqipes janë bërë para disa javësh 13 ndryshime të cilat janë bërë jashtë procedurës parlamentare.

“Ndërkaq, ligjit i janë hequr të gjitha funksionet kulturore dhe identitare që i takojnë në minimum bile një ligji për gjuhët "minoritare", funksion të cilat i ka marrë prej fillimit(1988) Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës maqedonishte, si e vetmja gjuhë zyrtare në Maqedoni e lejuar bile me Marrëveshjen e Ohrit(!) dhe i zbatuar me përpikëmëri nga 2002 dhe gjer më sot, dhe ndryshimet e reja të të cilit, për dëm të statusit kushtetues të shqipes (janë bërë para disa javësh 13 ndryshime) janë bërë jashtë procedurës parlamentare, vetëm me një "shqyrtim të fshehtë në Komisionin amë për kulturë, që është komision amë për këtë ligj; ndërsa për "ligjin e gjuhëve minoritare" ministri amë është Ministria e drejtësisë(!)”, ka shtuar ai .

Po ashtu, ai ka thënë se sjella e këtij ligji po bëhet për dëm të interesave dhe statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve para zgjidhjes së çështjes së "riemërtimit" të Maqedonisë.

“Sjellja e këtij ligji bëhet me nguti qëllimisht dhe për dëm të interesave dhe statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve para zgjidhjes së çështjes së "riemërtimit" të Maqedonisë me qëllim që tapia gjuhësore e Maqedonisë t'i jepet gjuhës "maqedonë" në të "dhënat identifikuese, pra, në të dhënat e "tapisë së vendit" që për secilin shtet shkruhen në katër pllakat e OKB-se, ku shkruhen vetëm gjuhët zyrtare ose bashkë-zyrtarë të vendeve, e jo "gjuhët minoritare". Kështu, që ta bëjmë më të qartë këtë  status të "gjuhë-tapisë" në OKB, te tabelat e Kosovës, kur do pranohet në OKB si gjuhë zyrtare do shkruhen shqipja dhe serbishtja, ndërsa te e Maqedonisë, pas riemërtimit, do të shkruhet vetëm maqedonishtja, si shtet thjesht etnik i maqedonasve përkundër realiteteve të saja historikisht dhe tash si shumë-gjuhësore, shumë-nacionale, shume-kulturorë”, ka deklaruar Muhamedi.

Ndërkaq sa i përket asaj se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët, ai ka shpjeguar se duhet të ndalohet ky  projektligj dhe të hartohet një projekt për implementimin juridik.

Ç'duhet bërë? Intelektualët shqiptarë dhe qeveria shqiptare veçmas, të ndalojë këtë projektligj duke ua hequr veshin këtyre pazarxhinjve të ndyrë të dinjitetit të gjuhës shqipe dhe shqiptarët të hartojnë projektin e vet për implementimin juridik, pra, me ligj të statusit bashkë-zyrtar kushtetues  të shqipes me maqedonishten me vleftësi të njëjtë juridike dhe konform kësaj ligji duhet të titullohet "Ligji për gjuhët bashkëzyre",ndërsa kategorikisht duhet të abrogohet Ligji për mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhës maqedonase si e vetmja gjuhë zyrtare në Maqedoni. Amendamentet e VMRO-se( afër 40 mijë ) janë platforma më raciste dhe më antieuropiane dhe një përpjekje cinike poshtërimi të shqiptarëve që nuk mund të gjejnë shembull poshtërimi as te regjimet koloniale të Afrikës dhe duhet penguar çdo përpjekje të përfaqësuesve shqipfolës në parlament apo qeveri që ato të "Shqyrtohen"..!”, ka ka përfunduar Muhamedi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat