Shkon në 1 metër trashësia e borës në Dibër

Maqedonia

Shkon në 1 metër trashësia e borës në Dibër

Më: 1 mars 2018 Në ora: 12:10
ilustrim

Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë arriti deri në 50 cm.

Në zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës, në Dibër, Xibri në Mat, Tërnova, Martaneshi apo Klenja në Bulqize trashësia kalon mbi 1 metër. Një pjesë e fshatrave që ishin afër qyteteve lëvizin, por pjesa më e madhe akoma janë të izoluar.

Bashkitë nuk kanë mjete që të mund të hapin gjithë rrugët e fshatrave dhe po presin që bora të shkrijë vetë. Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë,  fshatrat e Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Melanit e Luznisë. 

Disa banorë të fshatrave Venisht dhe Dipjakë kanë marrë lopatat dhe kanë nisur ta pastrojnë vetë rrugën e fshatit deri tek rruga kryesore. Në shumë shkolla procesi mësimor është ndërprerë.

Rrugët nacionale të Dibrës po mbahen hapur me shumë vështirësi. Policia ka ngritur patrulla dhe në bashkëpunim me firmat kontraktuese dhe pushtetin vendor, monitorojnë segmentin Peshkopi-Tiranë i cili në disa pika paraqet rrezikshmëri të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat