Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 1 mars 2018 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Maqedonia përfshihet sot në valën e të ftohtit të ranguar si faza e portokalltë, ndërsa dita do të jetë e ndryshueshme dhe e vrënët.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -17°C e deri në -9°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga -4°C e deri më 2°C.

Në mbrëmje pritet që nga perëndimi i vendit të fillojnë të reshura të borës, kurse të premten, në vendet e ulëta do të ketë të reshura shiu.

Gjithashtu pritet të fryjë erë e lehtë e drejtimit juglindor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat