Xhaferi: Maqedonia edhe pse vend i vogël ka rrethana lehtësuese për investime

Maqedonia

Xhaferi: Maqedonia edhe pse vend i vogël ka rrethana lehtësuese për investime

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 20:47
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi është takuar me delegacionin e afaristëve nga Arabia Saudite.

Në takim Xhaferi ka vlerësuar se ekziston hapësirë shumë e madhe për intensifikimin e bashkëpunimit në planin ekonomik dhe ka theksuar se Maqedonia, edhe pse është vend i vogël, ka kushte shumë të mira dhe rrethana lehtësuese për investime.

Këtë vit, me propozim të ambasadorit të Maqedonisë Abdulkadër Memedi, biznes delegacioni i përbërë prej 12 biznesmenëve, kanë vendosur që tubimin e rregullt vjetor ta mbajë në Shkup, i cili  çdo vit mban tubime në shtete të ndryshme të botës me qëllim të zbulimit të mundësive potenciale për zgjerimin e veprimit të tyre.

“Duke e pasur parasysh se 12 biznesmenët janë përfaqësues të subjekteve që punojnë edhe jashtë kufijve të Arabisë Saudite dhe të cilët së bashku kanë gjithsej mbi 10 miliardë dollarë qarkullim vjetor, vizita e tyre paraqet mundësi e shkëlqyer që edhe Republika e Maqedonisë t’i prezantojë mundësitë e veta investuese”, thuhet në kumtesën nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Delegacioni nga Arabia Saudite është interesuar për industrinë ushqimore dhe për atë se nëse Republika e Maqedonisë mund të vendosë standarde për sigurimin e cilësisë solide dhe të vazhdueshme të prodhimeve bujqësore të dedikuara për eksport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat