Vetëm për 250 sëmundje të rralla ka ilaçe në Maqedoni

Maqedonia

Vetëm për 250 sëmundje të rralla ka ilaçe në Maqedoni

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 14:27
Ilustrim

Nga 8.000 sëmundje të rralla, vetëm për 250 prej tyre mund të blehen ilaçe, ose terapi, në Maqedoni.

Pjesa e mbetur pret të përfundojnë hulumtimet klinike për ndonjë ilaç të ri, apo terapi, që do t’ua përmirësojë, ose zgjatë jetën.

Kështu shprehet Rebeka Jankovska-Risteski, kryetare e Agjencisë kombëtare për sëmundje të rralla.

Në lidhje me këtë, ministri Venko Filipçe theksoi se këtë vit do të blihen tre ilaçe të reja për sëmundjet e rralla, duke shtuar se bashkë me Odën Ekonomike kanë ngritur nismë për themelimin e një fondi të posaçëm në Odën Ekonomike, ku kompani të mëdhaja do të paguanin përmes tatimit, kurse mjetet do të përdoren vetëm për ilaçe të sëmundjeve të rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat