Nuk ka evidencë se sa qenë endacakë mund të ketë në Maqedoni

Maqedonia

Nuk ka evidencë se sa qenë endacakë mund të ketë në Maqedoni

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 13:37
Ilustrim

Komunat, në kompetencë të të cilave janë qentë endacakë, fillimisht do të mësojnë si të numërojnë dhe do të themelojnë strehimore ose do të lidhin marrëveshje me gjuetarët e qenve të rrugës.

Siç informon Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterineri (AUV), Zoran Atanasov, në konferencën e sotshme për gazetarët, fillojnë aktivitetet e ngjeshura për zgjidhjen e këtyre dy problemeve, regjstrimin e qenve, por edhe identifikimin e plotë të manarëve me mikroçipa. Me këtë pritet të vendoset rend, veçanërisht në hapësirat rurale.

“Nga 12-16 mars, në bashkëpunim me Shoqërinë britanike për mbrojtje të gjallesave nga keqtrajtimi, do të kryhet numërim i qenëve të pastrehë në Komunën Qendër. Ideja është që vetëqeverisja lokale të mësojë si të kryhet numërimi i qenëve endacakë, dhe pas kësaj këtë proces ta zbatojnë në nivelet e tyre”, tha Atanasov.

Për manarët, përsëri do të blihen 100.000 mikroçipa me një vlerë prej 18 milionë denarësh të siguaruara nga AUV. Vendosja e mikroçipave do të jetë pa pagesë për poseduësit e qenve (dhe maceve), por patjetër që të kryhet, në të kundërtën vetë do t’i mbulojnë harxhimet për vaksinim kundër çmendjes dhe për pasaport, që kushton rreth 800 denarë. Në të kundërten pason dënimi nga 100 deri më 150 euro, për personat fizik, ose për pronarin i cili nuk do ta identifikojë manarin e tij me mikricip.

“Tenderi për blerjen e mikroçipave është shpallur, procedura rrjedh. Praktikisht, shteti do të investojë, por do të kërkoj që Ligji të respektohet”, theksoi drejtori, duke shtuar se vendosja e mikroçipave pritet të fillojë në maj-qershor të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit të AUV-së, rreth 4.000 manarë tash për tash kanë mikroçipa, mirëpo kjo nuk nënkupton se edhe aq manarë ka, sepse pronarët e manarëve nuk i identifikojnë me arsyetimin se është e shtrenjtë. Në lidhje me qentë endacakë, vlerësohet, siç thotë Atanasov, se vetëm në Shkup ka rreth 6.000, por kjo shifër është vërtetuar në bazë të qenve të kapur dhe të shënuar për të cilët, prap nuk do me thënë se nuk ka më shumë.

Në pyetjet e gazetarëve, Atanasov u përgjigj se qeni i llojit Rotfajler, i cili në vitin 2017 sulmoi njerëz ne Aerodom, është kastruar risocializuar dhe është dërguar në Itali me kërkesë për strehim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat