Gjykimi për rastin "Tortura" shtyhet për më 23 mars

Maqedonia

Gjykimi për rastin "Tortura" shtyhet për më 23 mars

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:10
Lube Boshkovski

Në Gjykatën Penale sot nuk u mbajt  seanca e parë gjyqësore për lëndën e PSP-së "Tortura", që ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të "Të bashkuar për Maqedoninë" dhe ish ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në "Tortura" të akuzuar janë ish njeriu i parë i njësisë "Alfa" Ivica Antevski-Puki dhe pesë pjesëtarë të njësisë për arrestimin e Boshkovskit.

Prokuroria Speciale Publike i ndjek ata për tortura dhe veprime të tjera mizore, jonjerëzore ose degraduese dhe ndëshkime.

Gjykatësja Aleksandra Risteska deklaroi se në seancën e parë kryesore të sotme nuk janë plotësuar kushtet për punë të gjykatës, dhe për këtë gjykimi shtyhet për më 23 mars. Sipas saj, Gjykata e Apelit në Shkup, ende, nuk ka vendosur për ankesën e PSP për aktakuzën kundër Mijallkovit i cili fillimisht ishte i pandehuri i parë në këtë rast. 

Në sallën e gjyqit të pranishëm ishin Lube Boshkoski dhe gjashtë të akuzuar nga njësia "Alfa", si dhe prokurorët nga PSP, Luben Lape dhe Gavril Bubevski.

Gjykatësja Aleksandra Risteska shtoi se kundër Mijallkovit nuk ka aktakuza të plotfuqishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat