Greqia “kërcënon” për emrin

Maqedonia

Greqia “kërcënon” për emrin

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 15:25
Flamuri i Greqise dhe ai i Maqedonise

Zëdhënësi i Qeverisë greke, duke folur për televizionin grek “Alfa”, porositi se pozicionet dhe parakushtet greke janë të qarta, ndërsa vendi fqinj është ai që duhet të tregojë vullnet dhe disponim për marrëveshje, ndërsa në të kundërtën nuk do të ketë zgjidhje.

“Ne kemi treguar cilat janë parakushtet që të arrihet zgjidhje. Prej këtu, nëse fqinjët tanë kanë disponim dhe vullnet të shkojmë përpara, të drejtohemi drejt një zgjidhje reciproke të pranueshme, ne jemi të hapur dhe i kemi treguar këtë, nëse jo, nuk do të ketë zgjidhje”, tha Dimitris Xanakopulos, duke u përgjigjur në pyetjen për qëndrimet e kryeministrit të Maqedonisë në intervistën e djeshme për “Shpigel” dhe Eronjuz”.

Pikërisht për qëndrimet e Zaevit, shkruan gazeta “Katimerini”. Përveç që i transmeton deklaratat e kryeministrit lidhur me Kushtetutën, identitetin dhe erga omnes, gazetari thotë se këto pozicione kanë shkaktuar pakënaqësi në Athinë.
“Seria e deklaratave të pushtetit të vendit fqinj i kanë penguar Athinës ku, vazhdon rregullisht, planifikimi për shkuarjen në MPJ të Nikos Koxiasit në Shkup, në ditët e ardhshme”, shkruan “Katimerini”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat