Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 08:33
Ilustrim

Komunikacioni rrugor në vend zhvillohet në kushte dimërore, pra nëpër rrugë me lagështi dhe me prani të dëborës.

Shoferëve u kërkohet që të përshtatin shpejtësinë e vozitjes së automjetit të tyre, të respektojnë sinjalistikën, respektivisht të kenë vëmendje të theksuar.

Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda ka në drejtimet rrugore, Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Dibër Strugë, Strugë-Qafëthanë, Kriva Pallankë-Deve Bair, si edhe në Gjavatë e Presekë.

Në mëngjes është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda në Bukovë.

Gjithashtu shoferët të kenë kujdes gjatë lëvizjes nëpër gryka apo ngushtica mali sepse mund të ketë rrokullisje gurësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat