LAMM: Mos udhëtoni nëpër rrugët e Maqedonisë nëse nuk është e patjetërsueshme

Maqedonia

LAMM: Mos udhëtoni nëpër rrugët e Maqedonisë nëse nuk është e patjetërsueshme

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 23:26
Ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka bërë apel deri tek qytetarët për një vendim lidhur me rrugët dhe kalueshmërinë nëpër rrugë të vendit.

Në kalimin kufitar ”Gjavato” është situatë e rëndë nga kushtet atmosferike dhe nga bora që vazhdimisht bie. Për këtë nga LAMM thonë që mos kalohet me automjete të rënda. Kjo ndalesë është bërë prej orës 19:30 ndërsa nuk dihet se kur do të hiqet e njejta.

Edhe në vargmalet Bukovo është aktivizuar ndalesë qarkullimi për automjete të rënda nga ora 18:40.

Aksi rrugor Kriva Palanka-Deve Bair gjithashtu nga ora 18:15 është bllokuar për kalim.

Nga LAMM bëjnë me dije për qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të jenë të kujdesshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat