Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni nuk janë të kënaqura me prirjen e dobët të popullsisë për sigurime

Maqedonia

Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni nuk janë të kënaqura me prirjen e dobët të popullsisë për sigurime

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 19:48
Ilustrim

Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni do të punojnë në edukimin e popullsisë dhe në përpilimin e ofertave që do të jenë të pranueshme për tregun vendor.

Sipas Gjorgje Vojnoviq, kryetar i Shoqatës për sigurime, pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), niveli i vetëdijes së popullsisë për sigurimet është mjaft i ulët.

Vojnoviq thotë se popullsia duhet të kuptohet si nevojë për investim për një të ardhme të sigurtë, e jo si prodhim i panevojshëm dhe i shtrenjtë.

Në të dhënat e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve për vitin 2017 del se 45,24% kanë vetëm sigurim obligativ për autopërgjegjësi, ndërsa është ulur polisa e sigurimeve të pronave nga rreziqet katastrofale, respektivisht nga vërshimet dhe tërmetet, apo edhe të të mbjellave bujqësore. Në vitin 2017 kishte vetëm 97 ankesa për kompanitë e sigurimeve në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat