Bejli kritikon Këshillin e prokurorëve publik

Maqedonia

Bejli kritikon Këshillin e prokurorëve publik

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 16:18
Xhes Bejli

Ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli kritikoi punën e Këshillit të prokurorëve publik. Ai theksoi se ky organ gjatë zgjedhjeve të fundit të prokurorëve tregoi mos-transparencë të plotë.

Për Bejlin vendimet e kontestuara të Këshillit ishin të mjaftueshme që publiku ta humb besimin në këtë institucion.

Në fund të janarit për prokurore në Prokurorinë për krim të organizuar është përzgjedhur, mbesa e Kole Shteriev i cili është kryetar i Këshillit.

Në të njëjtën mbledhje, për prokurore në Prokurorinë për krim të organizuar është zgjedhur Lidija Raiçeviq, e cila penalisht ndjek burrin e një anëtari të Këshillit, për pastrim të parave në rastin “Bankat”.

"Një prokuror publik, anëtar i Këshillit ka marrë pjesë në vendimmarrjen, për emërimin e një prokurori. Ai prokuror ka hetuar një anëtar të afërt të familjes së atij anëtari të Këshillit të Prokurorëve. Pjesëmarrja e atij anëtari të Këshillit në këtë vendim mua më duket se paraqet konflikt të qartë interesi" – deklaroi Xhes Bejli, Ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.

Xhes Bejli kritikat e ashpra për Këshillin e Prokurorëve Publikë, i adresoi në Kuvend, mbi sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në debat i pranishëm ishte kryetari i këtij organi, Kole Shteriev, i cili menjëherë pas fjalimit të Bejlit u largua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat