Shekerinska: Për anëtarësim në NATO nevojitet zgjidhja e emrit

Maqedonia

Shekerinska: Për anëtarësim në NATO nevojitet zgjidhja e emrit

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 14:19
Radmilla Shekerinska

Çdo shtet duhet ta garantojë sigurinë e tij pa asnjë dalim dhe që të bëhet anëtar i NATO-s duhet të japë garanci se sjell stabilitet.

Punojmë edhe në sigurinë e brendshme, punojmë edhe në anëtarësimin në NATO, deklaroi sot ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e pyetur se çka nëse Maqedonia edhe këtë vit nuk merr ftesë për anëtarësim në Aleancë.

Ajo theksoi se nuk duhet të japim datë, megjithatë presim raportin e Komisionit Evropian në prill dhe konkluzioni i vendeve anëtare të NATO-s do të tregojë se Maqedonia i ka tejkaluar sfidat.

“Synimi ynë si Qeveri ishte t’i largojmë të gjitha rezervat rreth asaj se vallë Maqedonia meriton anëtarësim në NATO dhe BE. Unë jam e bindur se do ta arrijmë këtë”, deklaroi Shekerinska.

Në të njëjtën kohë, theksoi se për Maqedoninë që ta marrë ftesën për NATO në qershor është e nevojshme zgjidhje edhe e një çështjeje tjetër që nuk varet vetëm nga ne, e kjo është kontesti që Republika e Greqisë e ka me emrin tonë kushtetues.

“Kemi ndërmarrë detyrim të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të arrijmë deri në zgjidhje që do të jetë e mirë për të dyja shtetet.Nëse nuk ekziston vullnet për zgjidhje, atëherë zgjidhje nuk do të ketë. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që Maqedonia qartë tregoi se ne jemi të gatshëm, punojmë dhe jemi për zgjidhje gjatë këtij viti, dhe jo pas 10 vjetëve. Nëse këtë e bëjmë, atëherë edhe Qeveria greke do të duhet të tregojë se pse ata nuk janë të gatshëm të investojnë në siguri më të mirë në fqinjësinë e tyre”, deklaroi Shekerinska.

Në të njëjtën kohë, theksoi se vendimet tona janë tonat dhe nuk janë të mjaftueshme për arritjen e zgjidhjes, por, siç tha, beson se BE-ja dhe NATO-ja janë realisht të interesuara të kërkojnë kontribut në sigurinë e rajonit dhe Kontingjentit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat