Grekët e Pavarur nuk do të votojnë për emrin me termin e përfshirë Maqedonia

Maqedonia

Grekët e Pavarur nuk do të votojnë për emrin me termin e përfshirë Maqedonia

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:35
ilustrim

Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, partia Grekët e Pavarur, nuk tërhiqet nga qëndrimi i fuqishëm, që mos ta mbështesë marrëveshjen për emrin me term të përfshirë Maqedonia. Këtë  pozicion, edhe një herë e përsëriti zëdhënësja e partisë, Madalena Papadopulu në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

“Lidhur me çështjen me Shkupin, Grekët e Pavarur në asnjë rast, nuk do të votojë për zgjidhje që do ta përfshijë emrin “Maqedonia” apo fjalë të nxjerra në emrin e vendit fqinj. Ndërsa arsyeja është se përdorimi i emrit “Maqedonia” nga Shkupi e nxit irredentizmin e tyre. Nga ana tjetër duket se është shumë vështirë, dhe madje është edhe i parealizueshëm, kryeministri i Shkupit z. Zaev t’i bindë komunitetet që e përbëjnë shtetin se duhet të ketë ndryshim të emrit dhe Kushtetutës”, thotë Papadopulu në intervistën për ANA-MPA.

Zëdhënësja e Grekëve të Pavarur shton se Athina nuk është në anën që shpejton për arritjen e zgjidhjes. ndërsa Shkupi dhe Shqipëria duhet të kuptojnë se Greqia është vend kyç për perspektivën e tyre evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat