Wikipedia në maqedonisht, e 62-ta në renditje të botës

Maqedonia

Wikipedia në maqedonisht, e 62-ta në renditje të botës

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 10:15
Wikipedia

Teknologjitë e reja kanë sjellë për njerëzit mundësi të tilla, të cilat në fund të shekullit të kaluar, ose para 20 viteve as që janë menduar. Përfitimi i epokës së re digjitale, është qasje e lehtë, ose gjithçka që neve na intereson gjendet në WIKIPEDIA.

Në vend të kërkimit nëpër arkiva, biblioteka dhe vëllime enciklopedike të mëdha, njeriut sot i mjafton vetëm një celular 150 gram, dhe në çdo kohë e çdo vend nuk i mungon asgjë.

Imagjinoni një botë në të cilën çdo person në planetë do të ketë qasje të lirë për të gjitha njohuritë njerëzore. Kjo është ajo që e punojmë ne, deklaron Jimmy Wales, njëri nga themeluesit e Wikipedia.

Wikipedija është projekt i cili ka filluar me punë në janar të vitit 2001, vetëm në gjiuhën angleze, nga themeluesi i Fondacionit Vikimedia-korporatë jofitimpruese nga Wikipedia dhe me disa projekte tjera Wiki. Për vetem 2 vite e gjysëm, në shtator të 2003-të, Wikipedia filloi të funksiononte edhe në gjuhën maqedonase, me angazhimin e disa të rinjëve entuziast.

Ata kërkuan nga Fondacioni Wikimedia të hapet Wikipedia në gjuhën maqedonase, dhe prej atëherë Wikipedia funskionon edhe në gjuhën e tyre.

Wikipedia në gjuën maqedonase ka reth 92.900 artikuj me tema të ndryshme, të gjitha të dhëna nga grupi vullnetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat