Ushqimi në Maqedoni më i shtrenjtë se në Gjermani

Maqedonia

Ushqimi në Maqedoni më i shtrenjtë se në Gjermani

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 22:32
Ilustrim

Produktet ushqimore elementare dhe produktet higjienike në Gjermani janë me çmim më të lirë se produktet e njëjta në supermarketet në Maqedoni. Kjo do të thotë që qytetari i Maqedonisë paguan shumë më tepër për produktet elementare sesa konsumatorët gjermanë, veçanërisht nëse merret parasysh dallimi i madh në standardet dhe të ardhurat. Më poshtë sjellim rezultatet e hulumtimit të Deutsche Welle të cilën e realizoi në supermarketet gjermane dhe maqedonase.

Një litër i vaj për gatim nga luledielli, në Gjermani kushton rreth 1 euro (60 denarë) ndërsa në Maqedoni një litër vaj kushton 65 denarë.

Një litër qumësht me 3.2 për qind yndyrë, në Maqedoni mund të gjendet me çmim më të ulët prej 38 denarë deri në 45 denar për litër. Në Gjermani, çmimi i qumështit fillon prej 0.55 cent (33 denarë).

Kaçkavalli në Maqedoni kushton prej 350 deri në 370 denarë për kilogram. Në Gjermani, çmimi i kaçkavallit lëviz prej 5 euro për kilogram (300 denarë) deri 5,4 euro (330 denarë).

900 gram oriz në Maqedoni kushton 46 denarë ndërsa në Gjermani, orizi i klasës së parë kushton nga 0,80 cent (48 denarë) për kilogram. Mielli i tipit 400 në Maqedoni mund të gjendet për 24 denarë për kilogram. E njëjta gjë në Gjermani kushton 0.30 cent (18 denarë) për kilogram.

Dallimet janë gjithashtu të larta në çmimet e shamponave të flokëve ndërmjet dy vendeve, megjithëse bëhet fjalë për marketin e njëjtë. Shampo “Panten Pro-V” prej 200 mililitra në Maqedoni kushton 208 denarë ndërsa në Gjermani 1.45 euro ose rreth 90 denarë. Xhel dushi “Balea” 250 ml në Maqedoni kushton rreth 120 denarë, ndërsa në Gjermani e njëjta dhe në sasi prej 300 ml kushton 0.55 euro ose 33 denarë.

Sapuni i lëngët “Balea” aktualisht ofrohet me zbritje në Maqedoni për 79 denarë ndërsa çmimi i rregullt është 105 denarë. Në Gjermani shitet rregullisht për 55 cent ose 33 denarë, ndërsa me zbritje edhe më lirë. Detergjenti “Persil” për 20 larje në DM në Maqedoni kushton 365 denarë ndërsa në DM në Gjermani, i njëjti detergjent me çmim të rregullt shitet për 5.15 euro ose rreth 320 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat