Drejtori i RTVM-së Marjan Cvetkovski, mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Maqedonia

Drejtori i RTVM-së Marjan Cvetkovski, mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:16
Marjan Cvetkovski- Gjeorge Ivanov

Drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, sot përmes një kumtese ka mohuar se është përgjegjës për keqpërdorim të detyrës, për çka edhe është paditur penalisht.

“Me dozë të habitjes e mora informacionin e plasuar sot në mëngjes, se kundër meje është ngritur padi dhe menjëherë dua të theksoj se nuk kam asnjë përgjegjësi penale dhe jam i gatshëm që me argumente dhe fakte të pres procedurën gjyqësore, ku besoj se do të vërtetohet ajo që them”, thotë në reagim Cvetkovski.

Ai më tej shton se RTVM-ja është sistem serioz ku në çdo procedurë marrin pjesë një numër i madh i zyrtarëve.

Përveç për drejtorin e RTVM-së, padi penale është ngritur edhe ndaj G.S (56) i cili ka qenë pronar i firmës me të cilën Cvetkovski ka nënshkruar marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat