Hahn, "shumë i sigurt" se Maqedonia do ta zgjidhë çështjen e emrit

Maqedonia

Hahn, "shumë i sigurt" se Maqedonia do ta zgjidhë çështjen e emrit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 06:27
Johannes Hahn

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian u shpreh "shumë i sigurt" se Maqedonia do ta zgjidhëmosmarrëveshjen e gjatë me Greqinë mbi çështjen e emrit përpara korrikut.

Athina e ka kundërshtuar prej kohësh përdorimin e emrit Maqedoni, duke argumentuar se ai nënkupton pretendime territoriale dhe ndaj trashëgimisë historike të pjesës veriore të Greqisë, me të njëjtin emër.

Çështja e emrit ka penguar planet e Shkupit për t'u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian.

I pyetur nëse kjo çështje mund të zgjidhet deri në fund të presidencës bullgare të Bashkimit Evropian, i cila përfundon në qershor, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn tha se ishte "shumë i sigurt për këtë".

Komentet zoti Hahn i bëri ndërsa mbërriti për bisedime në Sofje.

Si pjesë e përpjekjeve për t’u pajtuar me Athinën, javën e kaluar Maqedonia ndryshoi emrin aeroportit të Shkupit nga Aleksandri i Madh, nëAeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat