Nikollovski: Bujqit subvencionet do t’i marrin kur do të kenë më shumë nevojë

Maqedonia

Nikollovski: Bujqit subvencionet do t’i marrin kur do të kenë më shumë nevojë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 16:13
Ljupço Nikolovski

“Këtë vit bujqët do të fitojnë subvencione kur do të kenë nevojë, saktësisht përpara fillimit të sezonit të prodhimtarisë”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski.

Ai sot në takimin e tij me duhanë prodhuesit në Konçe, informoi se nga 1 janari deri sot janë paguar më shumë se 25 milion euro përpara fillimit të sezonit të ri.

“Këtë do ta bëjmë edhe periudhën e ardhshme, ndërsa këto ditë përfundoi pagesa për masa të ndryshme për bujqit në Radovish dhe Konçe, ku janë paguar 72 miliondenarë”, deklaroi Nikollovski.

Më pas shtoi se Parlamenti duhet të sjellë ligjin për duhan dhe duahnprodhuesit, me të cilen nderpriten fletët evidente, të cilat ishin një barë e madhe për prodhuesit e duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat