Shtetasi i Turqisë humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar

Maqedonia

Shtetasi i Turqisë humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

22-vjeçari shtetas i Turqisë, sot ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni në autostradën Tetovë-Gostivar.

Siç njoftojnë nga MPB, makina “Alfa Romeo” me targa të Gostivarit e drejtuar nga shtetasi turk B.O.A (20) ka dalur nga rruga dhe është përmbysur.

Rrugës për spitalin e Tetovës, ka ndërruar jetë bashkëudhëtari T.U (22) shtetas i Turqisë, ndërsa bashkëudhëtari tjetër Ç.M.H (20) dhe shoferi kanë marrë lëndime të rënda.

Pas ndihmës së parë të lënduarit janë dërguar për në klinikën e Shkupit “Nënë Tereza”, ndërsa në vendin e ngjarjes po kryhen hetime nga Prokuroria e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat