Grubi: Zgjidhja e emrit mund të jetë pa ndryshime kushtetuese dhe pa një “erga omnes”

Maqedonia

Grubi: Zgjidhja e emrit mund të jetë pa ndryshime kushtetuese dhe pa një “erga omnes”

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 23:56
Artan Grubi

Artan Grubi nga BDI sonte në Tv 24 tha se një zgjidhje dinjitoze për mosmarrëveshjen e emrit mund të gjendet pa ndryshuar Kushtetutën dhe zgjidhja të vijë pa një “erga omnes”, domethënë nuk do të ishte një përdorim i përgjithshëm.

Ai shtoi se me një zgjidhje të tillë dinjitoze, gjuha maqedonase do të mbetet maqedonishtja.

Grubi tha se BDI beson se nuk nevojitet referendum, por nëse vendoset për referendum, BDI do të bëjë gjithçka që mund të ketë sukses ai referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat