Lëvizja për Iliridë: Të tërhiqet qeveria nga pushteti lokal

Maqedonia

Lëvizja për Iliridë: Të tërhiqet qeveria nga pushteti lokal

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 23:49
Lëvizja për Iliridë

Pushteti Unitar, gradualisht shëndrohet në pushtet Totalitar,pushtet totalitar të cilin nuk e pranon bota demokratike,kur dihet se sa investuan ndërkombëtarët, me arsyen që së fundit R.Maqedonisë të kanalizohet në rrjedhat demokratike të familjes evropiane. Me aktin e ndërhyrjes së qeverisë në marjen e ingerencave pushtetit lokal, në komunën e Gostivarit, dhe Zhelinës,si dhe në gatishmëri për, Likovën, Bogovinjën dhe Konçës. Me këto vendime të njëanshme bëhet shkelje flagrante mbi votën e vullnetit të qytetarëve. Për cikrime nuk ka patur nevojë që të meren vendime drakonike. Ku ishte pushteti qëndror kur u plaçkitën pasuritë kolektive të taksapaguesve dhe ngarkim me kredi të jashtme. Selektiviteti e iriton vullnetin e qytetarëve dhe e ulë besimin ndaj shtetit. Të zgjedhurit nga përfaqsuesit e partive politike, e përjetuan në lëkurën e vetë padrejtësinë e ushtruar nga pushteti qëndror,në dallim nga qytetarët.

Këto janë argumente që korpusi i partive politike shqiptare ta braktisin nocionin e unitarizmit,dhe të kthehen nga decentralizimi i plotë, ose nga nocioni i federalizmit. Postulate që e kënaqin arsyen e demokratisë, gjat ushtrimit të normave ligjore të barabarta demokratike, në vendet me dy etnitete të barabartë për nga përbërja demografike, thuhet në kumtesën e Lëvizjes për Iliridën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat