USAID ndanë 500 mijë dollarë për projekte lokale në Maqedoni

Maqedonia

USAID ndanë 500 mijë dollarë për projekte lokale në Maqedoni

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 21:00
USAID

Përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe nga USAID-Maqedoni, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për krijimin e kushteve më të mira të cilat do të mundësojnë inkuadrim të kompanive në zhvillimin lokal ekonomik. Për këtë projekt të USAID–it janë ndarë 500.000 dollarë.

Me grante dhe mbështetje teknike do të mundësohen shërbime për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe hapje të vendeve të reja të punës përmes vendosjes së teknologjive të reja, inovacioneve, standardeve dhe praktikave afariste.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nënshkrimi i këtij memorandumi nënkupton vendosjen e bazave për bashkëpunim, për të hapur mundësi të reja për zgjerim dhe përmirësim të punës së kompanive vendore.

Përfaqësues të projektit USAID për zhvillim të ekosistemit afarist njoftuan se njëherit do të ndihmohet për qasjen deri te financat për ndërmarrjet dhe do të nxiten investimet e firmave në zhvillim të fuqisë punëtore dhe zinxhirët e furnizimit.

Për projektin për zhvillimin e eko-sistemit afarist, janë ndarë 6.2 milionë dollarë, me të cilin duhet të ndihmohet që të krijohen 5.750 vende të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat