Takim Mogerini – Cipras në theks Maqedonia dhe Shqipëria

Maqedonia

Takim Mogerini – Cipras në theks Maqedonia dhe Shqipëria

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:10
Pamje nga takimi

Kryeministri grek Aleksis Cipras dhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini në takimin e tyre të sotëm në Bruksel biseduan për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks për Maqedoninë dhe Shqipërinë, njoftojnë mediat greke, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri i ka përshëndetur bisedimet e Greqisë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë.

“Për vendet e Ballkanit Perëndimor, biseda u fokusua në IRJM-në dhe Shqipërinë, ndërsa Mogerini sipas një burimi qeveritar, e karakterizoi Greqinë si vend kyç për BE-në në rajon. Gjithashtu, kryeministrit i përmendi se gjatë turnesë në Ballkanin Perëndimor me kryetarin Junker gjatë javës së ardhshme, do ta theksojnë perspektivën evropiane të këtyre vendeve, por me një paragjykim, zgjidhej të problemeve bilaterale”, shkruan onlajn edicioni i gazës greke “Naftemboriki”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat