“Qyteti i dëborës” në Kodrën e Diellit i hapur deri më 27 shkurt

Maqedonia

“Qyteti i dëborës” në Kodrën e Diellit i hapur deri më 27 shkurt

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:33
Kodra e Diellit

Nxënës të shkollave fillore nga Shkupi, Kumanova, Vinica dhe Tetova po marrin pjesë në manifestimin tradicional për fëmijë “Qyteti i dëborës 2018” në Kodrën e Diellit, i cili do të mbahet deri më 27 shkurt.

Fëmijët sot me drejtoreshën e Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh” Ruzha Gjorgjeska do ta përfaqësojnë “Qytetin e dëborës”, i cili do të jetë i hapur për vizitorët. Do të organizohet dhe vizitë njëditore në Qytetin e dëborës.

Manifestimi “Qyteti i dëborës” filloi dje, nën organizimin e Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh”- Shkup. Pjesëmarrësit të cilët janë ndërtues të “Qytetit të dëborës” do të jenë të vendosur në hotelin “Sllavija” – ELEM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat