Kuvendi e Maqedonisë krijon grupin ndërpartiak në për të drejtat e komunitetit LGBTI

Maqedonia

Kuvendi e Maqedonisë krijon grupin ndërpartiak në për të drejtat e komunitetit LGBTI

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:57
Në Kuvendin e Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë u mbajt seanca konstituive e Grupit parlamentar ndërpartiak që do të punojë në përparimin e të drejtave të komunitetit LGBTI.

Në këtë grup bëjnë pjesë 13 deputetë të përbërjes së tanishme nga parti të ndryshme politike, si nga BDI-ja LSDM-ja, RDM-ja, PLD-ja dhe PRSD-ja.

Misioni i këtij grupi është që të shfrytëzojnë të gjitha meganizmat kuvendor për, siç thonë, ndërtimin e një shoqërie ku orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk do të jetë pengesë për gëzimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut.

Nga Rrjeti kombëtar për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë vlerësojnë se ky është një hap i Kuvendit për të treguar se deputetët punojnë për të gjithë qytetarët, pa dallim të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat