Përfaqësues të lartë të BE-së ia mësyjnë Maqedonisë këtë fundjavë

Maqedonia

Përfaqësues të lartë të BE-së ia mësyjnë Maqedonisë këtë fundjavë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Të dielën pritet ardhja e kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker. Edhe pse u paralajmërua se ai vjen i vetëm, megjithatë Juncker do të shoqërohet nga dy persona.

Bashkë me të do ta vizitojnë Maqedoninë edhe përfaqësuesja e lartë për pilitikë të jashtme, Federica Mogherini, si edhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn.

Deri tani, janë caktuar takime me Kryeministrin Zoran Zaev, Kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov.

Nga KE-ja konfirmojnë konferencën për shtyp të Juncker, por nuk japin detaje tjera rreth porosive që treshja e BE-së do t’i sjell në Maqedoni.

Përndryshe, mësymjes evropiane drejt Maqedonisë i paraprin vizita e treshes së Parlamentit Evropian, Kukan, Fleckenstein dhe Vajgl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat