Synohet përmirësimi i hetimeve policore në vendin e ngjarjes

Maqedonia

Synohet përmirësimi i hetimeve policore në vendin e ngjarjes

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski konsideron se policia duhet patjetër të përparojë në mënyrë dinamike dhe të përshpejtuar.

Sipas tij, nga ky përparim varet cilësia e drejtpërdrejtë e rezultateve të proceseve të përgjithshme hetuese.

Në konferencën “Forcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve për hetime në vendin e ngjarjes”, Spasovski tha se qëllimi është që të përmirësohet cilësia e hetimeve forenziko-ligjore, duke shtuar se synohet të përgatiten standarde të reja të procedurave operacionale në pajtim me udhëzimet e Rrjetit evropian të instituteve të forenzikës dhe praktikave më të mira të BE-së.

Ky synim është pjesë e projektit që do të filloj në nëntor të vitit që vjen, do të realizohet në Departamentin për hetime kriminalistike-teknike dhe për ekspertizë pranë Byrosë për Siguri Publike (BSP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat