Ndalohen në Maqedoni një shtetas i Kosovës dhe dy të Shqipërisë

Maqedonia

Ndalohen në Maqedoni një shtetas i Kosovës dhe dy të Shqipërisë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Një person nga Kosova privohet nga liria, ndërsa dy të tjerë arrestohen ne kalimin kufitar Mexhitili.

Një person nga Kosova është arrestuar mbrëmë në pikën kufitare Bllacë, me kërkesë të Interpolit gjerman, ndërsa dy të tjerë nga Shqipëria janë arrestuar në Ohër, për arsye të dokumenteve dhe mos paraqitje qëndrimi në Maqedoni.

Shtetasi i Kosovës me iniciale G.I (29), i është dorëzuar policisë për procedurë të mëtutjeshme.

J.B (55) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë, është arrestuar per shkak të mungesës së dokumenteve dhe dyshimit për qëndrim ilegal në Maqedoni. I arrestuari tjetër është E.T (44), i cili u legjitimua ne fshtain Makovë, komuna e Novacit, për mos paraqitje të qëndrimit në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat